Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit.
Rama është duke zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Vlorës. Kreu i PS-së është duke vijuar agjendën e tij politike në çdo qark, duke takuar nga grupet e interesit deri te anëtarësia e Partisë Socialiste që është angazhuar në fushatën elektorale të 11 Majit.

Kryeministri Edi Rama u ndal tek lobimi 6 milionë dollarë në SHBA e PD. Rama tha se 6 mln dollarë për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtetë shumë.
‘Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriot. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshtë dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik’, tha ai.