Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Lezhës, ku ka vënë theksin te përfaqësimi i lartë i grave në radhët e Partisë Socialiste. “Këtë vit kemi 71 gra në skuadër dhe në listën e mbyllur i kemi 52% gra,” tha Rama, duke shtuar se gratë dhe vajzat janë një vlerë e shtuar për shoqërinë shqiptare.

Ai u shpreh se Partia Socialiste ka një mbështetje më të madhe te gratë (56%) krahasuar me burrat, por theksoi me humor se nuk i bën përshtypje kjo diferencë. Duke cituar ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, Rama tha: “Po deshe të bësh muhabet, bëje me burra, po deshe të mbarosh punë, bëje me gra.”