Zonat veriore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bëri sot apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.
Beci theksoi se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur rrugën Bogë-Theth të hapur.
“Mjetet po punojnë për mbajtjen e këtij aksi rrugor të kalueshëm. Një apel për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave”, tha ai.