Rusia nuk u përfshi në listën e vendeve kundër të cilave Shtetet e Bashkuara po vendosin tarifa, pasi Uashingtoni aktualisht është i angazhuar në negociata me Moskën për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kështu deklaroi Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Natyrisht, ka një negociatë në vazhdim me Rusinë dhe Ukrainën dhe unë mendoj se presidenti Donald Trump ka marrë një vendim për të mos ngatërruar dy çështjet.

Kjo nuk do të thotë se Rusia do të trajtohet krejtësisht ndryshe nga çdo vend tjetër”, tha Hassett për ABC News.