Shqiptarët japin “notën” e tyre sa i takon gjendjes aktuale në Shqipëri.

Në sondazhin e News24 në bashkëpunim me Notosondaggi dhe Antonio Noton, sondazhi i parë parazgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të anketuarit i janë përgjigjur pyetjes: Sot, sipas jush Shqipëria si vend po shkon…

48% e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon “Në drejtimin e duhur”, 40% mendojnë “Në drejtimin e gabuar” dhe 12% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Sa i takon votuesve të rregullt partiakë, 77% e atyre që votojnë PS-në thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur dhe 14% përgjigjen në drejtimin e gabuar. 6% votuesve të PD thonë se Shqipëria është në drejtimin e duhur, ndërsa 90% e tyre e shohin në drejtimin e gabuar./News24