Çfarë presin shqiptarët nga qeveria që do të dalë pas zgjedhje të 11 majit. Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët shqiptarë rendisin në krye të listës çështjet ekonomike dhe sociale.
89% e të anketuarve presin uljen e çmimeve, 85% kërkojnë rritjen e pagave, ndërsa 69% theksojnë nevojën për uljen e taksave.
Po ashtu, vëmendje të konsiderueshme marrin edhe:
Përmirësimi i sistemit shëndetësor – 58%
Rritja e pensioneve – 55%
Përmirësimi i arsimit dhe lufta kundër korrupsionit – 27% secila
Lufta ndaj krimit të organizuar – 14%
Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël e qytetarëve kërkon më shumë respekt në përballjen politike (5%) apo profesionalizëm në dhënien e informacionit (4%).