Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.

Ndërkohë, parti të tjera janë:

10.3% e të anketuarve mendojnë se vendi është në “drejtim fort të duhur”, ç’ka tregon një total prej 61% të qytetarëve që shprehin një qëndrim pozitiv në lidhje me drejtimin e vendit.

Nga ana tjetër, 47.5% e qytetarëve e konsiderojnë drejtimin e Shqipërisë si të gabuar, ndërsa 23.1% janë më të ashpër në qëndrimin e tyre, duke e konsideruar si një “drejtim fort të gabuar”. Në total, 70.6% e të anketuarve shprehen negativisht për qeverisjen e vendit.