Një 41-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi në makinë iu gjet një thikë, ndërsa në shtëpi iu gjet 2 armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie
I arrestuari është identifikuar si Saimir Allmuça.
Njoftimi i policisë: hërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.