Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.
Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si Doqja, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.
Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.
Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.
Njoftimi i gjyqtarit Erjon Ccela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.
Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare.