Disa njerëz i filtrojnë mendimet e tyre vazhdimisht, madje edhe kur i ndajnë ato me personat më të afërt. Por kjo nuk ndodh me përfaqësuesit e shenjave të mëposhtme të horoskopit – të cilat kanë “talentin” për të menduar ofendime perfekte dhe, më e rëndësishmja, për t’i shprehur ato pa e vrarë mendjen.

Ndonjëherë, madje, këto shenja e thonë mendimin e tyre edhe në momente të papërshtatshme, për shembull, kujtojnë ndonjë aventurë të shoqes së tyre në dasmën e kësaj të fundit. Khëm-Khëm!

Virgjëresha

Edhe pse nuk janë ndër shenjat më “llafazane” të zodiakut, kjo mani për të thënë mendimin e tyre pa filtra, vjen ngaqë Virgjëreshat preferojnë të vëzhgojnë dhe të dëgjojnë me kujdes gjithçka që ndodh përreth tyre – derisa të vendosin të flasin. Dhe kur flasin, e bëjnë me një saktësi që të lë pa fjalë. Mos guxoni t’i zhgënjeni apo t’u ndryshoni planet në minutën e fundit – do t’ju përgjigjen me një koment therës që prek pikërisht aty ku ju dhemb më shumë. Falë ndikimit të Mërkurit, ato dinë ta formulojnë çdo mesazh me një finesë që do ta kishin zili edhe humoristët më të mirë.

Akrepi

Me një intuitë të mprehtë dhe aftësi për të lexuar njerëzit si një libër i hapur, Akrepi është mjeshtër i ironisë therëse. Komentet e tij janë gjithmonë personale dhe të mirëqëlluara – jo rastësore. Në pak sekonda, Akrepi arrin të ndërtojë një profil të saktë psikologjik të personit përballë dhe të gjejë fjalën e duhur që godet në shenjë. Megjithatë, për çudi, kjo është një mënyrë për të shprehur kujdesin apo ndjenjat – edhe pse jo të gjithë janë në gjendje ta kuptojnë (ose ta durojnë) këtë mënyrë komunikimi.

Shigjetari

Si një shenjë e lidhur ngushtë me të vërtetën dhe lirinë e shprehjes, Shigjetari nuk e përmban dot mendimin e tij – edhe kur nuk është momenti më i përshtatshëm. Edhe kur fjalët që thotë tingëllojnë si tallje apo kritika të ashpra, zakonisht qëllimi nuk është keqdashës – por sinqeriteti i tij mund të lëndojë më shumë sesa një gënjeshtër. Nën ndikimin e Jupiterit, asgjë nuk i shpëton: nëse bëni një gabim, Shigjetari do ta vërë re menjëherë dhe do jua thotë pa mëdyshje.