Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Lezhë, Kryeministri Edi Rama vijoi me mesazhet e tij të drejtpërdrejta për rolin e grave në shoqëri dhe politikë. “Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e respektit në marrëdhëniet familjare e shoqërore.

Rama nuk kurseu as ironinë ndaj burrave që, sipas tij, nuk pranojnë të dëgjojnë gratë. “Kush s’e pranon se është ‘çyryk’ dhe nuk dëgjon gruan, le të mbetet ‘çyryk’, çfarë të themi,” tha ai me tone thumbuese.

Kryeministri theksoi se ata burra që nuk janë “çyrykë” duhet të dëgjojnë gratë dhe të votojnë për Partinë Socialiste dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i bërë thirrje të mos mbështesin “Kënetën” – term që ai e ka përdorur për të përshkruar opozitën.