Duket se Heidi dhe Romeo nuk po i ndahen shpirtërisht njëri-tjetrit, ani pse është bërë gati një vit që dyshja nuk janë më bashkë. Edhe pse konfirmimi për ndarje ka ardhur vetëm nga Heidi, e cila në disa intervista ka thënë se është mirë, kjo ka lënë të nënkuptohet se gjithçka me Romeon ka marrë fund.
Por kjo nuk është e tëra, pasi natën e mbrëmshme, në një koncert të Dren Abazit, dyshja janë parë në të njëjtin ambient. Fansave nuk u ka shpëtuar detaji se ka pasur edhe komunikim me sy mes tyre.

Nuk dihet nëse Heidi dhe Romeo janë ende bashkë, pasi vetëm Heidi ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre. Ndërsa Romeo, që pas daljes së tij nga “BBVA”, është fokusuar vetëm tek vetja, duke hequr dorë nga çdo prononcim mediatik.
— dreamshine (@itisalwaysm3) April 29, 2025