Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan një zyrtar te njësisë administrative Ostren, një ngjarje e rëndë në këtë fushatë zgjedhore, që ka ndodhur pasditen e së enjtes pas një takimi elektoral të PD-së në këtë fshat.
Ishte vetë zyrtari, Kalosh Murra ai i cili bëri denoncimi në organet kompetente. Megjithatë nga kallëzimi në polici dhe nga deklaratat që ka bërë Mziu, por dhe Berisha që i ka dalë në krah ka një hendek të madh sa i takon të vërtetës së ngjarjes.

Në “Tirana Live” në ABC News, analisti Arben Meçe tha se deklaratat e Mziut dhe të Berishës janë kontradiktore. Berisha pretendon se Mziu është provokuar nga socialistët, kurse Mziu deklaron se nuk e ka qëlluar ai zyrtarin, por nipi i tij.
Sipas analistit këto janë deklarata shterpë dhe të kundërta me njëra-tjetër. Meçe nuk nguroi që të vlerësonte punën e policisë dhe SPAK për hetimin e çështjes, që sipas tij do të prodhohet dhe riprodhohet nga politika.
“Rasti i Mziut, kemi një zyrtar i cili ka bërë një kallëzim pranë Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër kemi dhe deklarata e Berishës të cilat janë tashmë të njohura për popullin shqiptar. Aq më tepër Berisha i jep këto deklarata nga Tirana si nje prononcim.
Ajo që ai vë kulmin gjësë është fakti që deklarata e Berishës që thotë se ishte provokim dhe e Mziut që thotë se nuk e godita unë, por nipi janë deklarata të kundërta me njëra-tjetrën. Qëndrimi i tyre nuk është unik, që do të do të thotë se janë të pavërteta.
Deklarimet e Berishës dhe Mziut janë në kontradiktë. Të paktën duhet të kishte një qëndrim uniform. Ajo që mua më intrigon është një deklaratë e Mziut që thotë se e ka goditur nipi. Nga na tjetër kemi një procedim një ligjor të zhvilluar në mënyrën më ligjore të mundshme, kur reagimi i policisë dhe SPAK ka qenë i shpejtë. Pastaj kemi këto deklaratat shterpë që deformojnë karakterin e Mziut në atë deklaratë që thanë.
Ky fakt nuk ka pse të bëhet deklarativ, nëse këta nuk edukohen duhet të ballafaqohen në atë që ndodhi, t’i jepet një zgjidhje çështjes. Me sa pashë në mënyrën se si reagoi politika dhe PD, sepse PS nuk pati reagim, këto raste ekzistojnë, do të riprodhohen dhe do të prodhohen në mënyrë fiktive. Berisha do të prodhojë ngjarje nga më të çuditshmet”, tha analisti.