Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me punën e saj për të parandaluar krimet zgjedhore. Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar.

SPAK bën me dije se nga muaji Janar i 2025-ës deri më tani janë regjistruar 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore. SPAK vijon informacionin më tej duke theksuar se nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

Kthim-Përgjigje:

Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se:

1. Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

2. Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani