Apeli drejtuar kryeministrit britanik për pezullimin e licencave të shitjes së armëve dhe tekonologjisë ushtarake britanike Izraelit, është nënshkruar nga ikonat e artit dhe showbizit britanik, mes tyre edhe yllit britanik me origjinë shqiptare, Dua Lipa!

Në letrën e hapur të njerëzve të botës së medias dhe artit i janë bashkuar mjekë të njohur, akademikë, aktivistë humanitarë, madje edhe një mbijetues i Holokaustit!

Ata e akuzojnë qeverinë britanike se vazhdon të lejojë shitjen e armëve britanike dhe licencave të teknologjisë së armëve Izraelit.
Në letrën e hapur dërguar sir Keir Starmer kërkojnë ndërprerjen e menjëherëshme të shitjes së armëve Izraelit, aksesin e menjëhershëm humanitar të agjencive të specializuara të ndihmës, si dhe angazhimin e qeverisë britanike për arritjen e një armëpushimi për fëmijët e Gazës!

Në shtator të 2024 Londra pezulloi 24 licensa armësh britanike nga 350 me Izraelin! Në letrën e hapur drejtuar shefit të ekzekutivit britanik 300 ikonat e artit, dhe botës së medias shkruajnë “ne kërkojmë nga ju të merrni veprime të menjëherëshme për t’i dhënë fund bashkëfajësisë në tmerret në Gaza”!

Starmer javën e kaluar në Parlament tha se shkalla e vuajtjeve në Gaza veçanërisht në radhët e fëmijëve është “tërësisht e patolerueshme! Më të famshmit e artit dhe muzikës britanike në letrën drejtuar Starmer theksojnë se “ju nuk mund të vazhdoni ta konsideroni të patolerushme gjendjen në Gaza e sërish nuk ndërmerrni asnjë veprim!

Z. Kryeministër ju çfarë do përzgjidhni; bashkëfajësinë në krimet e luftës apo kurajën për të vepruar! “Kjo letër vjen disa ditë pasi 828 ekspertë të kualifikuar ligjor në Britani dhe ish gjykatës të Gjykatës Supreme britanike nënshkruan një letër po për Starmer ku e paralejmronin për gjenocidin e kryer nga Izraeli i cili nga ana e vet e mohon një pretendim të tillë! Përveç këngëtares Dua Lipa, Eni Lenoks, janë edhe aktorë të njohur si Benedikt Kamberbec, apo regjisori Dani Bojll, si dhe ish futbollisti i kombëtares angleze dhe ish prezantuesi i BBC, Geri Lineker!