Pas disa manovrave të Sali Berishës për zvarritjen e procesit, ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim i dosjes së “Aferës Partizani”.

Seanca e fundit ku pritej të vendosej kalimi apo jo për gjykim i dosjes së “Aferës Partizani” u mbajt më 27 prill, por me qëllim pengimin e ardhjes së vendimit, avokati i Sali Berishës kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke bërë që kjo e fundit ta ndërpriste seancën dhe ta shtynte atë edhe me 12 ditë të tjera, më 5 maj.

Për shtyrje të vazhdueshme janë bërë makinacione të ndryshme, me mungesa avokatësh apo edhe lexime të qindra faqeve në seanca, e së fundmi edhe kërkesa për përjashtim të gjyqtares, edhe pse për 180 ditë nuk kanë pasur asnjë ankesë ndaj Flojera Davidhi. Pra duket qartë një plan për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çojnë në “kalendat greke”.