Kreu i bandës shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, Dritan Gjika, i njohur si pasardhësi i Dritan Rexhepit është arrestuar në Dubai.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Ka qenë Ministria e Brendshme e Ekuadorit, e cila me anë të një postimi në X thotë se arrestimi i Gjikës u bë sot gjatë një operacioni ndërkombëtar.

Dritan Gjika udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të drogës të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë.