Kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër. Rama u shpreh se deri më tani është bërë shumë, por megjithatë ka ende shumë projekte për të realizuar dhe se për këtë arsye duhet edhe mandati i katërt.

“Fituesi i 11 majit është PS dhe ata nuk e kujtojnë dot përsenë, sepse kanë kori i bretkosave që u thonë shqiptarëve që këtu ka vetëm krim, varfëri. Sot jemi jemi në përmbyllje të programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë manipulim të opinionit. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve për të parë se sa ishin kur ne morëm detyrën dhe sa janë sot të regjistruar. Do të shohësh se janë mbi 300 mijë të punësuar. Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, sot është pjesë e ofertës turistike të qarkut Gjirokastër. 434 dyer, oferta nga Gjirokastra… Këto janë punë, prodhim vendor, ekonomi vendore. Ndaj unë besoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme kur ia kemi bërë zero taksa atyre me biznes të vogël. Ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të bëjmë më shumë”, tha ai.

Më tej Rama nënvizoi se 11 maji është përtej zgjedhjeve.

“Është diçka shumë më e madhe. Një gjë që me dorën tonë duhet ta bëjmë për të gjithë…rruga drejt Bashkimit Europian. Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Rilindasit tanë që dhanë jetën për të mbrojtur gërmat e gjuhës shqipe, u bënë bashkë për të na dhënë një alfabet. Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Por sërish jemi ende të huaj sot në Europë…Shqiptarët u penguan, më shumë nga të mbrapshtit brenda vetes se sa nga armiqtë e tyre. Se çfarë i kanë bërë këtij populli nuk janë bënë dot as armiqtë më të egër…”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.