Mbrëmja e fundit e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli emocione, muzikë dhe një përballje të papritur mes të ftuarës Xhensila Myrtezaj dhe zërave që po qarkullojnë në rrjet.

Pas publikimit të bashkëpunimit muzikor me reperin Ledri Vula, fansat nisën të aludonin për një romancë mes tyre, të nxitur edhe nga fotot e afërta nga videoklipi.

Gjatë koncertit, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot me Ledrin dhe i drejtoi pyetjen që të gjithë donin ta dëgjonin: “A ka diçka më shumë mes jush?” Por Xhensila nuk u përgjigj menjëherë – përkundrazi, u përgjigj me një kundërpyetje që i bëri sallës të shpërthente në të qeshura: “Sec mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm?” – i tha ajo Aurelës, në mënyrë lozonjare.

Pas këtij momenti humoristik, Xhensila vendosi t’i japë fund thashethemeve duke deklaruar qartë: “Ishte vetëm një bashkëpunim profesional. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

Kjo deklaratë, e bërë live në skenë, i dha fund spekulimeve – të paktën për momentin.