Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit votoi sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, e shoqëruar edhe nga djali i saj, që është votues për herë të parë.

Në një prononcim për mediet, Balluku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre dhe të mos ta çojnë dëm.

“Siç e dimë mirë është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE”, tha Balluku.

Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e PD për problematikat në procesin zgjedhor në qarkun Fier, Balluku tha se kjo është një histori e gjatë që i ka ndjekur gjatë gjithë fushatës.

“Ne flasim me prova, me fakte, me evidenca. Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera”, tha Balluku, teksa shtoi se nuk i lexon fare deklaratat e PD-së, pasi sipas saj janë një humbje kohe.

Në fund të fjalës së saj, Balluku u bëri thirrje sidomos votuesve për herë të parë që të dalin të votojnë.