Gazment Bardhi është rifshaqur sërish, pas humbjes se 11 majit. Kësaj radhe, me indinjate të madhe ka sulmuar Presidentin Bajram Begaj. Me siguri, i frymëzuar nga doktori, pasi shënjestra ishte ish ministri i PD, Ilirjan Rusmali.
Në shkresën që Bardhi i ka dërguar Presidentit Begaj, i kërkon llogari se pse Rusmajli është njëherazi këshilltar i tij ligjor, dhe anëtar i KAS.
Por, ky reagim erdhi pas një debati qe pati, shoku i Bardhit, Marash Logu me Rusmajlin ditën e premte, kur KAS mori ne shqyrtim 4 kërkesa ankimore të kandidatëve të PD, që kërkuan numërim pasi dyshojnë se votat iu vodhën brenda PD. E megjithatë, Rusmajli ishte i vetmi qe ne fund votoi pro kërkesës së Alimehmetit e 3 të tjerëve, por kjo nuk mjaftoi.
Për Bardhin, nuk mjafton qe ne vend te ligjit, ti bindesh Maliqit, por duhet ti bindesh në radhë të pare doktorit. Dhe kjo i duhet më shumë në këto kohë, yllit të zvetënuar të PD, që para doktorit përkulet nga barra e humbjes 12 me 4 në Fier.
Kur ishte qetësi, të paktën Bardhit ia varte dikush, Zegjine Caushi. Por tani që Bardhi iu kthye zanatit të vjetër, as asaj nuk i bën më përshtypje.
Për AbcNews, deputetja me e re e Roskovecit tha se nuk ka me kohë të merret me debate politike, por po u jep më shumë rëndësi qytetarëve.
“Aktualisht jam fokusuar dhe jam e angazhuar tek qytetarët në terren ndaj nuk mund ta zhvendos vëmendjen te debatet politike”, ka thënë Caushi.
Refuzimi i Zegjinesë për të replikuar me Bardhin, është i vetmi lajm i mirë për ish armikun e babit te Zenit. Videoselfit e zonjës Caushi e bënë atë ti rrinte larg ekranit gjatë fushatës. Por nëse as Zegjineja nuk do ja varë në parlament, heshtja kapak floriri thotë populli; të paktën ai kështu do ketë mundësi të thotë ndonjë fjale vetë, në drejtim të burrave kësaj radhe.