Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Matjet janë realizuar në nivel kombëtar dhe për qarkun e Tiranës. Pyetjes se kush është kandidati më i përshtatshëm për Kryeministër i janë përgjigjur; Edi Rama 41.09 % në nivel kombëtar, 41.3 % në qarkun e Tiranës.

Sali Berisha 24.3 % në nivel kombëtar, 29.06 % në qarkun e Tiranës.

Adriatik Lapaj 10 % në nivel kombëtar, 6.03 % në qarkun e Tiranës.
Agron Shehaj 8.1 % në nivel kombëtar, 5.09 % në qarkun e Tiranës.

Arlind Qori 2.3 % në nivel kombëtar, 3.07 % në qarkun e Tiranës.
Barometri ka krahasuar të dhënat e fundit me rezultatet e matjeve të kaluara në nivel kombëtar dhe për qarkun e Tiranës.