Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka folur për jetën personale si dhe për projektet e reja.

Moderatorja ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, janë në përgatitjet e para për të realizuar një film së bashku një projekt që do të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

E pyetur nëse ky film do të jetë një komedi apo një rrëfim mbi historinë e tyre të dashurisë, Kiara nuk ngurroi të përgjigjej.

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”