Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, në konferencën për shtyp në kuadër të misionit të OSBE-ODIHR ka bërë një batutë në fund me gazetarët. Ajo gjatë përfundimit të raportit paraprak për zgjedhjet e 11 Majit ka thënë se nuk sheh censurë të medias.

Dhe një koment duke u nisur nga ajo që thatë ju Katia, unë jam shumë e lumtur që shoh që autocensura e gazetarëve që e përmendëm në fakt është shumë e lartë që e kemi përmëndur. Ndërkohë këtu nuk shoh ndonjë autocensurë dhe kjo është shumë interesante në fakt që ta shohës. Ju falenderoj në fakt për të gjitha këto pyetje kritike, sepse ne e kemi përmendur me forcë punën e medias, së pavarësisë së medias, të gazetarisë investigative, i kemi përmendur këto në raport. Ndërkohë kutu shoh më shumë pluralizëm.-tha Karimi.