Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste konfirmon epërsinë duke siguruar 5 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mbetet me vetëm 2 mandate.
PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur, Ervin Demo dhe Enriketa Jaho, ndërsa nga votat preferenciale sigurojnë mandate Hysen Buzali me 8153 vota, Fadil Nasufi me 6241 vota si dhe Hatixhe Konomi, e cila përfiton mandatin falë kuotës gjinore, me 3366 vota.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Berat vetëm dy deputetë nga lista e sigurt, Eno Bozdo dhe Zija Ismaili, duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat përmes votës preferenciale.
Deputetët e PS në qarkun e Beratit
Ervin Demo (lista e mbyllur)
Enriketa Jaho (lista e mbyllur)
Hysen Buzali 8153 vota, Fadil Nasufi 6241 vota (lista e hapur)
Hatixhe Konomi 3366 vota (lista e hapur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit
Eno Bozdo
Zija Ismaili