Sali Berisha, foli edhe për “nenin Basha” në rregulloren e Partisë Demokratike.

“Neni Basha bën fjalë për zgjedhje, jo për farsa. Zgjedhjet janë zgjedhje, farsat janë farsa. Farsa është dënim për opozitën.

Neni Basha nuk ka pse ndryshon. Në momentin kur bëhen zgjedhje të vërteta, merren përsipër përgjegjësitë. Kur ka farsë, nuk ka opozitë që fiton farsën.

Në diktaturë, të gjitha të zezat i kishin, por i quanin votime e jo zgjedhje. Sepse nuk ishin zgjedhje dhe ata e dinin atë gjë.

Dita e votimit e quanin. Po të ishin zgjedhje, nuk do i fitonte kurrë Edi Rama”, tha Berisha për gazetaren Alba Alishani në A2.

“Rama nuk shpërndante lekë për pensionistët, po t’i fitonte zgjedhjet; nuk falte gjoba; nuk e shndërronte administratën në punonjës elektoral…”, shtoi ai.