Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet për qytetin e Vlorës, duke thënë se me investimet e reja, qyteti bregdetar do të bëhet një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut.

Rama tha se Vlora do të ketë pikat e porteve më të bukura të jahteve në Shqipëri, do do të vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë dhe po ashtu do të ketë akademinë e forcave ajrore të ushtrisë që do të përgatisë pilotë shqiptare

Rama: Ne kem firmosur një marrëveshje dhe po në Vlorë do të kemi akademinë e forcave ajrore të ushtrisë tonë që do të përgatisë pilotë shqiptare. Njëkohësisht do të jetë derë e hapur për plotë nga vendet e tjera të NATO apo të vendeve të tjera mike.

Vitet që vijnë, Vlora do të ketë pikat e porteve më të bukura të jahteve në Shqipëri. Vlora do të ketë një port turistik dhe nga ana tjetër do të jetë triporti për mallrat dhe anijet e peshkimit.

Ka filluar të ngrihet zinxhiri i ri i hoteleve. Në këto 5 vite Vlora do të bëhet territori ku do të vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë dhe ky qark do të ketë një gjerdan plotë me dyer për turistët.

Bregdeti i Vlorës do të bëhet një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut.