Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Pas bllokimit të procesit prej orëve të vona të mbrëmjes së diel 11 maj, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkeljen ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot (16 maj), Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.

Teksa shpjegoi edhe tagrin ligjor për grupet e numërimit, komisionet dhe instancat, ai tha se ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo.

Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.

Fjala e Celibashit për vendimin e marrë:

“Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive.

Kjo përgjegjësi është e KQZ ose e KAS dhe Kolegjit më pas.

KQZ I ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt.

Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.

Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim I tyre.

Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark.

Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’I shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.

Nuk kanë as kompetebncë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet.

Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate.

Vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

(Lajmi perditesim…)