Pas nisjes së numërimit për votat e Greqisë flet Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ai thotë se numërimi i votave të diasporës të ardhura nga Greqia do të mbyllet ditën e sotme dhe do të vijohet me votat preferenciale për kandidatët. Numërimi pritet të përfundojë ditën e nesërme në mbrëmje. Brenda vendit janë 55 519 vota të pavlefshme, ndërsa në diasporë janë 1666 vota të pavlefshme. Thotë se PD nuk ka sjellë prova për kontestimet se janë vjedhur votat.

“Procesi s’ka përfunduar, nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë do shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë pret për shkelje e ligjit dhe provat dhe më andej do të vlerësohet nga instancat ekzistojnë apo jo pretendime dhe se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat.

Procedurat janë ato që kanë zgjedhur edhe një kohëzgjatje të këtij procesi. Duket që procesi është i ngarkuar me procedura. Shpresoj që deri nesër në darkë ta përfundojmë këtë proces. Edhe rezultatin për kandidatët e listës së hapur ta kemi deri nesër në darkë”, tha Celiabshi.