“Lolita”, një faqe ndryshe në rrjetet sociale, ka bërë një intervistë me Jorida Tabakun dhe ka pasur një reagim shumë të ashpër.

Ndryshe nga intervistat e para me Liri Berishën, me Armand Dukën, me Ulsi Manjën që ajo shpesh i ka pasur personazhe të saj, ka pasur një vërshim në komente kundër Jorida Tabakut, së cilës i kanë kujtuar edhe dhunën ndaj demokratëve në 8 janar, ku ishte një nga ushtaret e Lulzim Bashës, që prej vitesh me radhë së bashku e hodhën PD-në në greminë me skemat e përçarjeve.

Aq shumë akuza ka pasur për Jorida Tabakun sa dhe vetë “Lolita” ka bërë një reagim në faqen e saj.

“Këta të PD-së sikur të kishin luftuar qeverinë aq sa luftojnë njëri-tjetrin, mbase do të kishin ardhur në pushtet. Po e shikoj nga komentet një lloj cinizmi dhe pakënaqësie pse kam ftuar Joridën në emision. Unë nuk ju kam asnjë borxh dhe nuk jam RD-ja që të bëj gjërat që doni ju. Doni apo s’doni, Jorida Tabaku dhe Hysen Kadiu dolën të parët në primare, në një nga ato rastet e rralla ku PD-ja ka pasur garë të vërtetë brenda partisë. Nuk e di si e keni luksin 10 ditë para zgjedhjeve të humbisni energji duke u marrë me ‘Lolitën’, pse dhe si i fton njerëzit në emision. Ju qofshi!”, shkruan “Lolita” në reagimin e saj.

Nga reagimet e shumta që ka marrë kjo intervistë është perceptuar nga shumica e demokratëve si njeri pa vlerë, si shërbëtore e Lulzim Bashës, një njeri që nuk flet atëherë kur duhet, por hesht, dhe që përpiqet të përfitojë.

Mua nuk më thotë gjë Jorida, mezi ndau mendjen që Luli po i çonte në PS, thjesht sheh interesin e menderes dhe kaq!”

“Ngaqë quajti demokratët “kokpalarë” po i thua qytetare! Kur i vjen veza në b*th del nëpër milet tu kërku votën”

“E mbaj mend Joridën shumë mirë në mandatin e parë të saj. Skolastike, ato fjalimet rutinë pa ndonjë thelb serioz, dikur mo e mori veten…”

“Nuk i ndahej Doktorit për asgjë në botë. Madje shpesh e përmendte për frymëzuesin e saj kryesor, deri në momentin që e “ftuan” ambasadat dhe e bindën që mund të ishte ajo Kryeministresha e ardhshme.. Iku qytetetaria mori krahë të fluturonte…por u rrëzua keq….!! Nuk kemi më nevojë për “qytetarinë” e Joridës, se u provua mjaftueshëm. Ti rrofsh për sugjerimin gjithsesi…”

“Personi që interviston mos harro që nuk ka as ideal as parti lufton vetëm për një karrige në parlament ..kjo është qytetaria e Joridës..”

Këto janë vetëm disa nga komentet dhe opinioni i demokratëve për Tabakun. Nga ana tjetër, Tabaku është më e votuara, me 700 vota, kur në fakt në Tiranë kanë votuar në primare rreth 15 mijë persona, imagjino sa vlerë ka, një njeri që nuk merr as 5% të votave të demokratëve, të jetë më e votuara.

Jorida Tabaku është njeriu që ka përdorur hapësirën e vënë në dispozicion nga mediat e urdhëruara nga burgu i Durrësit dhe të paguara nga inceneratorët, për t’u reklamuar për zgjedhjet e 11 majit, ku tregoi edhe një herë se është një tradhtare, jo vetëm për demokratët, por edhe e kauzës së saj në lidhje me inceneratorët.

Tabaku mbetet një nga përçarëset e PD-së që u rreshtua me Lulzim Bashën dhe u tërhoq prej hunde për të sulmuar demokratët dhe për ta lënë PD-në për vite me radhë në opozitë, si dhe njeriu që shpenzoi qindra dollarë për promocion të aktiviteteve të ndryshme gjatë garës për Primaret.

Demokratët e treguan qëndrimin dhe mendimin e tyre për Jorida Tabakun përmes reagimeve dhe akuzave për intervistën e dhënë te “Lolita”./ CNA