Ndërkohë që Partia Demokratike ka ngritur alarmin për manipulime masive të votave të diasporës dhe ka hedhur akuza të forta për rezultatin “absurd” në Berat, ku Partia Socialiste thuhet se ka marrë mbi 98% të votave, dy prej deputetëve të saj nuk janë dukur aspak të tronditur.

Ivi Kaso dhe Eno Bozdo që është dhe drejtuesi politik i qarkut Berat, të pranishëm këtë pasdite në Parkun Olimpik gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës, janë parë në një atmosferë krejt ndryshe nga ajo që përcillet publikisht nga demokratët. Të buzëqeshur dhe duke biseduar mes të qeshurash, qëndrimi i tyre ka ngritur jo pak pikëpyetje mes të pranishmëve.

Ironia është se në të njëjtën kohë, përfaqësues të PD-së kanë denoncuar faktin se në Berat, një nga qarqet më të përfolura për ndikim elektoral, Partia Socialiste ka arritur të marrë një rezultat që i kalon 98%