Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë.

Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore ka përfunduar në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Shkodër
4. Dibër
5. Lezhë
6. Fier
7. Vlorë
8. Elbasan
9. Berat
10. Gjirokastër.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore vijon vetëm në qarkun Korçë.

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Shkodër
4. Fier
5. Lezhë
6. Dibër
7. Elbasan
8. Vlorë
9. Berat
10. Gjirokastër

Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).