E dimë, termi “playboy” nuk është gjithmonë kompliment. Mund të nënkuptojë dikë që ka sukses me gratë, që ka një makinë të shtrenjtë, një stil jete të admirueshëm, por në të njëjtën kohë, për shumë gra moderne, është edhe një paralajmërim: i bukur për t’u parë, por i vështirë për t’u mbajtur.
Binjaku është një “playboy” në kuptimin më të lezetshëm të fjalës. Ai është karizmatik, shoqëror, me humor, i zgjuar dhe, sigurisht, shumë i pëlqyer. Por ka një problem: ai është si një shkëndijë, ndez gjithçka rreth vetes dhe pastaj zhduket papritur. Të bën për vete, por nuk të jep siguri. E do lirinë më shumë se çdo gjë dhe kjo e bën thuajse të pamundur për t’u “zotëruar”.
Ai është një rebel pa shkak, misterioz deri në bezdi, i pakuptueshëm për shumicën, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shumë vajza e dëshirojnë. Sepse Binjaku është djali i keq që çdo vajzë do të donte ta kishte… të paktën për pak kohë.
Megjithatë, kini kujdes! Binjakët mund t’ju bëjnë të ndiheni të rëndësishme dhe më pas, nga asgjëja, do të largohen. Ndaj, mendohuni mirë përpara se të merreni me dikë të kësaj shenje, sepse gjasat janë që të përfundoni me zemër të thyer.