Me besimin që mori nga shqiptarët për mandatin e katërt, për kryeministrin Edi Rama nuk ka asnjë dyshim që prioritet do të jetë integrimi Shqipërisë në BE, një premtim që e shoqëroi gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë të dhënë për me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative) që u zhvillua në Tiranë një javë më parë, kreu i qeverisë tha se është e trishtë që dritarja e BE-së u hap vetëm për agresionit të Rusisë ndaj Italisë.

“Tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur”, tha Rama.

“Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse, nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrijmë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, po të bëheshim të tillë, atëherë Shqipëria do të ishte tmerrësisht e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen”, thekson Rama.

Ndërsa thekson ëndrrën e kahershme të Shqipërisë për integrimin në BE, kreu i qeverisë analizon edhe problemet e Bashkimit Europian.

“Një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është që BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar”, thekson Rama.

Kryeministri flet edhe për ‘shpirtin’ e tij si artist dhe vizatimet që nuk mungojnë asnjëherë gjatë diskutimeve e takimeve me personalitete të ndryshme.

“Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt. Kjo më ndihmon”, thekson Rama.

Kryeministri e cilësoi Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili u mbajt në vendin tonë më 16 maj si diçka të paparashikueshme.
Të ardhmen e Shqipërisë e sheh si një “Itali të re”.