Marrëdhënia mes Selena Gomez dhe producentit muzikor Benny Blanco ka qenë një nga historitë më të komentuara në showbiz-in ndërkombëtar.
Dyshja e dashuruar, që nisën lidhjen në vitin 2023 dhe zyrtarizuan fejesën në dhjetor të po atij viti, dukeshin më të lumtur se kurrë. Por së fundmi, fansat kanë ngritur dyshime të forta për një krizë në çift – madje për një tradhti.

Sipas një raportimi të Daily Mail, në rrjet kanë qarkulluar video dhe foto që shfaqin Benny Blanco në një darkë me Theresa Marie-n, shoqen e ngushtë të Selenës.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se Selena nuk ishte pjesë e këtij takimi dhe se, pas këtij momenti, ajo ka hequr nga Instagrami Theresën – një lëvizje që ka ngritur shumë pikëpyetje.
Në videon që po bën xhiron në TikTok, Blanco duket i habitur kur një fans i afrohet dhe i këndon një pjesë nga kënga e Selenës “Same Old Love”. Ndërkohë, Theresa Marie shihet duke qeshur përballë tij, çka ka ndezur dyshimet e ndjekësve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.