Vendi ynë këtë të dielë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë.