Deputetja e PD, Jorida Tabaku u është përgjigjur akuzave që kanë shkuar në adresë të saj, nga brenda PD-së. Disa ditë më parë, anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja u shpreh se Tabaku u mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja.
Në “Kjo Javë”, në Neës24, Tabaku tha se akuza të tilla nuk e mërzisin dhe as e dekurajojnë. Ajo tregoi mesazhin që ka marrë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha ajo, e përgëzuar për fushatën elektorale.
“Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët”, tha Tabaku duke mohuar akuzat e Kalasë.
“Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt. Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje.
Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike”, tha deputetja e PD.
Jorida Tabaku: Partia Demokratike vendosi një strategji të qartë në fillimin e fushatës, e cila ishte që ne do të flisnin vetëm për programin tonë dhe nuk do binim asnjëherë në nivelin e asaj që kundërshtari bën dhe shpeshherë ka qenë një nivel ofendimesh dhe sulmesh por do përpiqemi të ofrojmë një alternativë.
Kjo nuk është vetëm për Partinë Demokratike por edhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe ky është një udhëkryq i cili nuk e ka patur askush në rajon.
Vlerësimi i socialistëve nuk më është dukur i sinqertë, përkundrazi e demokratëve ka qenë e tillë në këtë proces me të cilët nuk vinim nga një betejë e lehtë, por na ndihmoi dhe medalja ime më e madhe është besimi nga strukturat e Partisë Demokratike.
Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët.
Fushata ime politike kishte tre elementë kryesore si, pjesën mediatike, Facebook dhe rrjetet sociale për të cilat unë kisha kohë që punoja sepse ndodheshim rreth dy vite në opozitë dhe hapësira në Parlament nuk ishte e plotë dhe kisha krijuar dritaren time në rrjetet sociale dhe vazhdoja atje e treta ishte terreni dhe falënderoj familjen time e cila ka mbajtur peshën kryesore të fushatës time dhe cilido që më ka mbështetur.
Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt.
Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje. Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike.
Mund të them që jo gjithkujt mund t’i pëlqesh dhe të kesh sulme, por gjithmonë në këto 15 vite ka qenë mendimi për të mirën publike dhe kam menduar se si unë mund të bëj më të mirën dhe mund të ofroj një model politik që jo të gjithë mund ta pëlqejnë por është ndryshe.
Mendoj se brenda saj në një garë për sa kohë është e shëndetshme, konkurrenca ekziston. Shumë kolegë më kanë përgëzuar dhe ka qenë java me të cilët jam takuar me shumë njerëz.
Nuk ka një fitore e imja personale kur e përgjithshmja është kështu sepse nuk ishte një betejë për t’u futur në parlament por ishte një betejë e Partisë Demokratike dhe unë të isha me ata atje. Nuk mund ta konsideroj të plotë përderisa nuk ndodhi rotacioni politik.