Në mes të spekulimeve për një ndarje të mundshme midis Elgit Dodës dhe Klea Hutës, një postim i fundit i këngëtarit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një foto të publikuar në Instagram, Elgiti shkruan:
“Unë e di, ti e di… njëri-tjetrit vetëm i bëjmë dëm.”
Ky mesazh i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e një periudhe të vështirë në marrëdhënien e tyre. Mungesa e postimeve të përbashkëta dhe fshirja e fotove nga profilët e tyre në rrjetet sociale kanë shtuar dyshimet për një krizë në çift.
Megjithatë, as Elgit Doda dhe as Klea Huta nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën, duke lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve.
Fansat mbeten në pritje të një reagimi zyrtar nga çifti për të kuptuar më shumë rreth statusit të marrëdhënies së tyre.