Joshua Tarling triumfon në etapën e dytë të “Giro d’Italia” që u mbajt në Tiranë. Britaniku bëri gjithçka mirë këtë të shtunë, në një garë që rezultoi mjaft interesante.
Terling ia doli që të lërë mbrapa Primoz Rogliç për 1 sekondë, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm në garën kronometrike 13.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.

Nuk mund të lihet pa përmendur rekordi i Tarling. 21-vjeçari u shndërrua në çiklistin më të ri që arrin një fitore në garën kronometrike.
Gjatë garës kishte edhe incidente. Gjërat nuk shkuan mirë për australianin Luk Plapp, i cili u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Ai u detyrua të ndërrojë biçikletën e tij dhe të rikthehej sërish në garë, për të rikuperuar mision ky mjaft i vështirë.
Në vendin e 3-të u pozicionua australiani Vine, edhe pse u paraqit mjaft mirë, nuk ishte e mjaftueshme për të.
Mads Pedersen, pas fitores në etapën e parë, sot e pa veten në vendin e shtatë.
Në renditjen e përgjithshme kryeson Rogliç. Në vendin e dytë qëndrojnë Pedersen e Rasek.
Renditja Pergjithshme
Vëmendja tani është e zhvendosur tek e diela, ku në Vlorë mbahet etapa e 3-të, e fundit për vendin tonë.
