Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës u bëri sot një thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve lidhur me bllokimet e disa rrugëve në kaudër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj.
Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit
Policia thekson se, të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura do të jetë Ish-fusha e aviacionit.
Policia thekson se, këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.
