Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit po shkelin Kodin Zgjedhor. Mëngjesin e sotëm, që në nisje të procesit të votimit, disa prej tyre janë shfaqur pranë disa qendrave të votimit.

Kandidati Luan Baçi është fotografuar pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028, ndërkohë vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033. Po kështu edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”. Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi.