Studiuesja dhe avokatja e të Drejtave të Njeriut, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Përballë Cecilia Attias, themeluese e Fondacionit Cecilia Attias për Gratë dhe ish Zonja e parë e Francës, Linda Rama foli për gjithçka, nga të qenit gruaja e kryeministrit të vendit, integrimi i vendit në BE, deri te rizgjedhja e Ramës në krye të vendit.
Ajo tha se ka qenë një sfidë që të ruante identitetin e saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.
“Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm.”, u shpreh Linda Rama.