Gjin Gjoni i pret rrugën nënkryetarit të Bashkisë Lezhë: Po të kontrolloj
Një incident ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lezhës, Gjin Gjoni, ka bllokuar rrugën nënkryetarit të Bashkisë, Fatjon Zefi, duke e ndaluar dhe e pyetur, ‘Ca po bën? Ku po shkon’.
Momenti është filmuar dhe shpërndarë nga Zefi, i cili e ka cilësuar këtë si një provë të presionit që po ushtron ekipi i kandidatit të PD-së.

Zefi ka bërë thirrje për reagim të organeve të drejtësisë dhe ka njoftuar se pas kallëzimit në Komisariatin e Lezhës, do t’i dorëzohen materialet filmike dhe do të depozitohet kallëzim në SPAK për ‘bandën me persona të inkriminuar’ tw PD-sw që sipas tij po ushtrojnë presion në qytet.
“Fytyra e vërtetë e bandave të ‘Shqipërisë Madhështore’, ku kandidatët për deputet të cilët kanë punuar në sistemin e drejtësisë dhe i dinë më mirë ligjet dhe të drejtat e njeriut, ushtrojnë terror me zë dhe figurë në çdo cep të Shqipërisë në justifikim të humbjes që i pret me 11 Maj. Presioni dhe shantazhi nuk ndal të drejtën, përkundrazi pas kallëzimit në komisariatin e policisë Lezhë, do dorëzohen të gjitha materialet filmike dhe do pasojë kallëzimi në SPAK për gjithë bandën me persona të inkriminuar, kallëzim për shkelje të të drejtave, ushtrimit të presionit dhe shpifjes. Peshën më të madhe do e marrë në kallëzim edhe Kaubojsi që mbrëmë na u prezantua si deputet,” shkruan Zefi në postimin e tij.