Rreth 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma shqetësuese, si të vjella dhe temperatura.

Burime nga Lexo.albëjnë me dije se janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçaur 30 për ekzaminim. Nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi, ndërsa një rast tashmë është konfirmuar zyrtarisht me salmonelë.

Analizat laboratorike tregojnë praninë e bakterit të salmonelës në mostrat e marra nga fëmijët, duke ngritur dyshimet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania private e kateringut që shërben në kopshtin shtetëror.

Ndërkaq, analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë kryer ende. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) pritet të marrin mostra dhe të kryejnë kontrolle brenda ditës së sotme ose më së largu nesër.
Për momentin, nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me ngjarjen.