Dashi

Sytë dhe dëshira për të blerë janë më të mëdha se limiti i kartës së kreditit, duke ju bërë të dëshironi të blini gjëra që duken të duhura në moment, por që na beso, nuk ia vlen të shpenzoni dhe të përjetoni stresin që lidhet me financat. Nëse vërtet duhet të blini diçka, përfitoni nga uljet dhe ofertat.

Demi

“Të lidheni apo jo?” kjo është pyetja. Pas muajsh me vendime të paqarta për marrëdhënien tuaj që ndizet dhe fiket, jeni gati të çliroheni – të paktën sa për tani. Pas disa javësh mund t’ju lindë dëshira për një ritakim të zjarrtë, ku i dihet.

Binjakët

Nuk keni pse të mbani një fasadë të guximshme për të fshehur ndjenjat tuaja. Përdorni aftësitë e shkëlqyera verbale dhe shprehni emocionet tuaja më të thella. Fillimisht, do të jetë e vështirë të thoni atë që keni në mendje dhe zemër, por sapo të filloni, gjithçka do të jetë më e lehtë.

Gaforrja

Përpara se të lejoni veten të keni një shpërthim emocional kur diskutoni planet me shoqërinë, kërkojuni miqve që të paktën, të gjeni një të mesme të artë. Nëse preferoni të shkoni në kinema dhe miqtë në një bar, ndoshta është më mirë që të bini dakord, ose t’i ndani aktivitetet në ditë të ndryshme. Kompromisi është thelbësor për të ruajtur shoqërinë.

Luani

Ndryshime të mëdha po ndodhin në punë, duke ju shtyrë t’u tregoni eprorëve se jeni në krye të gjërave dhe që një Luan që nuk duhet nënvlerësuar. Mos u shqetësoni; nuk do të duhet të bëni shumë përpjekje, sepse ata tashmë e dinë që çdo gjë që prekni, kthehet në ar.

Virgjëresha

E vërtetë apo sfidë? A jeni gati të dilni jashtë qytetit për disa ditë për të shijuar atmosferën e stinës dhe për të kaluar kohën cilësore? Dërgoni një mesazh te grupi i miqve më të mirë dhe mendoni një vend jo shumë larg ku mund të relaksoheni, ndërsa është vapë dhe fiks momenti për pushime.

Peshorja

Së fundmi, keni vendosur standarde ekstreme për të fituar miratimin e shoqërisë dhe kolegëve tuaj. Pritshmëritë e larta mund të çojnë në zhgënjime, ndaj mbani veten në kontroll për të shmangur ndjenjat negative. Edhe nëse nuk ju lavdërojnë 24/7, sërish e çmojnë kontributin tuaj.

Akrepi

Këtë javë, romanca ndihet më shumë si një karusel. Është koha të përballeni me faktin se po e fusni veten në të njëjtin cikël. Në vend që të hapeni ndaj interesave apo situatave të reja, po bëni të njëjtën gjë me të njëjtën person për herë të qindtën herë. Mjaft e tërhoqët zvarrë situatën, vazhdoni përpara!

Shigjetari

Të kaloni natën jashtë dhe të argëtoheni është e rëndësishme, por jo kur keni një takim në duhet të jeni në orar. Sigurisht, tundimi i një nate më parë mund të jetë i fortë, mund të ndikojnë në orarin tuaj; megjithatë, duhet të beni më të mirën për t’u siguruar që dëshirat për të qenë në qendër të vëmendjes të mos dëmtojnë përgjegjësitë e tua.

Bricjapi

Çfarë jave për të ëndërruar! Është në rregull të humbni në mendimet tuaja, sidomos kur përfshijnë romancën apo dëshirën për të qenë versioni më i mirë i vetes. Mos harroni që dikush që vlerësoni, ndjen të njëjtën gjë për ju, ndaj herë pas here, shkëputuni nga ëndrrat dhe rikthehuni për t’i thënë këtij personi se e doni.

Ujori

Lidhni rripin, Ujorë; do të jetë një javë me tronditje! Të jeni të rritur është sfiduese, por duhen marrë ca përgjegjësi. Ndërlikime me familjen, kolegët dhe të njohurit ju shtyjnë të jeni figura autoritare në situata të caktuara. Të shkruani rregullat, zakonisht nuk është stili juaj, ndaj do të jetë sfiduese të gjeni balancën e duhur.

Peshqit

Jeni shumë të fortë për t’u dorëzuar, por mund t’ju duhet të largoheni nga një konflikt për të ulur nivelin e dramës dhe për të ruajtur miqësinë. Pikëpamjet tuaja janë të vlefshme dhe nuk duhet të errësoni dritën tuaj. Megjithatë, vjen një moment në çdo debat kur duhet të lëvizni për të mirën tuaj.