Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është diagnostikuar me kancer në prostatë, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij ditwn e sotme.
Biden, 82 vjeç, u diagnostikua të premten, pasi javën e kaluar iu drejtua mjekut për shkak të disa simptomave urinare.
Sipas zyrës së tij, kanceri karakterizohet nga një rezultat Gleason prej 9, me metastaza në kocka, çka do të thotë se bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Biden dhe familja e tij janë duke shqyrtuar opsionet e mundshme të trajtimit. Zyra e ish-presidentit shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se, me shumë gjasë, mund të menaxhohet.