Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite.

Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e vogla të cilat garojnë në zgjedhje dhe synojnë që të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlament.

“Këta janë fara e të ndjerit LSI. E mbani mend atë farën e keqe të barit. Ju kujtohet që ishte një LSI, që hapej dhe hapej. Më ka tmerruar kur kam lexuar se si rriteshin.

Këta janë një version tjetër janë një version laik, jo fetar, nuk kanë ende një shef kulti. Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, bëhen vetëm për interesin e tyre.

Historia e partive të vogla në të gjitha historitë kanë treguar se janë problem. Kur flasim për paga dhe për rritje, të gjitha i kemi nga këshilltarët tanë që janë të shkëlqyer”, tha Rama.