“Kur doli Berati këtu në 90% për PS-në, nuk dija çfarë të mendoja, vetëm në kohë të Enver Hoxhës ka ndodh kjo,” tha Jozefina Topalli.
Ajo thotë se nga rezultatet e para ka kuptuar se PS ka punuar fort me diasporën në bazë të llogaritjeve që ka bërë për mandate në qarqe të caktuara.
“Po ta shohësh me kujdes, ky trend votash është përcaktues për mandate deputetësh në disa qarqe si Berat, Fieri, Elbasani, Korça e deri diku dhe Durrësi,” thotë ajo, duke treguar habi për llogaritë paraelektorale të socialistëve.