Në Qarkun e Korçës, Partia Socialiste ruan avantazhin duke siguruar 6 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do të përfaqësohet me vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos arritur të marrë asnjë mandat përmes votës preferenciale.

PS fut në Kuvend 3 deputetë nga lista e mbyllur, Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari. Ndërkohë, tre mandate të tjera janë siguruar përmes votës preferenciale nga Ilirian Pendavinji me 8222 vota, Bledi Como me 7347 vota dhe Besa Spaho me 5457 vota.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Korçë 4 deputetë, ku tre prej tyre janë nga lista e mbyllur: Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati. Mandati i katërt i shkon Jorida Mazelliut, e cila siguron 4356 vota preferenciale.

Në këtë mënyrë, PS konfirmon dominimin në këtë qark me një kombinim mandatesh nga lista e mbyllur dhe votat preferenciale, ndërsa opozita mbetet e kufizuar në rezultat.

Deputetët e Partia Socialiste- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
Ilirian Pendavinji 8222 vota
Bledi Como 7347 vota
Besa Spaho 5457 vota
Deputetët Partia Demokratike- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Jorida Mazelliu 4356 vota