Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.
Mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, teksa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se po shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

